Kampionatet elitare, Pike luan ndeshjen e fundit

sportiim2

Përgatiti: Sara Gjidiaj

Pas Kupave të Europës në mesjavë, stafeta i kalon sërish garës në kampionatet më të rëndësishme në kontinent.

Kampionët në fuqi të Anglisë përballen me Fulham në 16:00 ndërsa në 18:30 mbyll Everton – Leiçester Siti.

Kryendeshja e ditës në Serie A është ajo mes Atalantës dhe Napolit që do të luhet në 18:00, teksa në mbrëmje zbresin në fushë kuqezinjtë e Piolit me besimin për t’u rikthyer te fitorja pas humbjes ndaj Torinos.

E thjeshtë në letër do të jetë prova ndaj Almerias për Barcelonën në këtë javë të 13-të të La Liga në Spanjë, ndërsa vemendjen pritet ta marrë ndeshja e fundit e një legjende si Zherard Pike në takimin e lamtumirës me Blaugranët.

Ndërkaq në Gjermani bavarezët do kërkojnë 3-pikëshin përballë Hertës së Berlinit. Aty ku kjo javë e 13-të e Bundesligës, ofron të tjera duele mjaft të ekuilibruara.

Kalendari:

Premier League: Lids – Burnemuth 16:00 Mançester Siti – Fulham 16:00 Notingem Forest – Brentford 16:00 Uolves – Brajton 16:00 Everton – Leiçester Siti 18:30

La Liga: Getafe – Kadiz 14:00 Real Vajadolid – Elçe 16:15 Celta Vigo – Osasuna 18:30 Barcelona – Almeria 21:00

Serie A: Empoli – Sasuolo 15:00 Salernitana – Kremoneze 15:00 Atalanta – Napoli 18:00 Milan – Specia 20:45

Bundesliga: Augsburg – Eintraht Frankfurt 15:30 Borusia Dortmund – Bohum 15:30 Herta Berlin – Bajern Mynih 15:30 Hofenhaim – Lajpcig 15:30 Mainz – Volfsburg 15:30 Verder Bremen – Shalke 18:30

Ligue 1: Azhaksio – Strasburg 17:00 Anxhers – Lens 21:00/Foto:Twitter/

?>