Superiorja me një sfidë, e Para luan katër…

Pas shtyrjes së Erzeni- Kukësi për të hënën, Egnatia-Teuta ndeshja e veteme e javës së 8-të në elitë

Përgatiti: Erga Kenga

Egnatia- Teuta do të jetë ndeshja e vetme e ditës së sotme në Abiisnet Superiore. Derbi rajonal do të zhvillohet në Rrogozhinë dhe ka si start orën 15:00. Në të dyja kampet kjo sfidë është konsideruar jetike pasi çdo hap fals do të ndërlikonte objektivët e afërm sezonalë.

Në fakt, Egnatia me 5 takime pa pësuar gol, ka një pozicion më komod në tabelë teksa ka 9 pikë ndërsa Teuta e fundit me vetëm 4 pikë. Durrsakët jashtë çdo parashikimi: pas 7 javëve nuk e ka provuar shijen e fitores.

Te vendasit mungon Redon Mihana ndërsa te Teuta vijon rekuperimi i mbrojtësit Harallamb Qaqi.

Ndërkohë do të zhvillohen katër nga ndeshjet e javës së 6-të në Kategori të Parë.

Ndeshjet e programuara paraprakisht të shtunën Flamurtari- Tërbuni dhe Korabi- Lushnja spostohen të dielën në orën 14:00. Ditë ku është parashikuar dhe Apolonia- Dinamo me start orën 12:30.

Ndërkaq pas 5 javëve kryeson Dinamo me 11 pikë. Pas bluve, në kuotën e 9-të pikëve vijnë Korabi dhe Tërbuni. Apolonia. Flamurtari dhe Skënderbeu kanë nga 8 pikë.

Kalendari i javës së 6-të:

Sot 15 tetor 2022

12:30

Tomori- Skënderbeu

14:00

Turbina- Besa

Besëlidhja- Oriku

Luzi 2008-Burreli (në Shijak)

Të dielën:

Apolonia-Dinamo 12:30

14:00

Korabi- Lushnja

Flamurtari- Tërbuni /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!