Josa: Ndeshje determinante, rikthehet Boshnjaku

Vllaznia udhëton nesër drejt Laçit në sfidën e vlefshme për javën e 8 Abissnet Superiore.

Vllaznia që nuk bind me lojën e javëve të fundit vjen nesër me shumë mungesa, ndërsa Laçi akoma më keq në vendet e fundit të tabelës kthehet të luajë në shtëpi pas barazimit me Tiranën.

Sot trajneri i kuqebluve, Mirel Josa ka folur në konferencën para ndeshjes duke u ndalur te gjendja e skuadrës, mungesat dhe duke prekur pak edhe situatën e Laçit.

Josa:

Sfidë e shumëpritur dhe e rëndësishme nesër? – “Nuk është problemi se nesër luajmë me Laçin. Të gjitha ndeshjet janë determinante si për ne si për skuadrat e tjera. E kemi pritur ndeshjen me qetësi. Laçi është një skuadër që nuk meriton atë vend që ka dhe as pikët që ka grumbulluar deri më tani. Ka cilësi në skuadër dhe është një ekip që vitet e fundit ka bërë paraqitje të mira si brenda vendit edhe në Europë.

Kualifikimi në Kupë dhe atmosfera në skuadër? – “Unë i harroj shumë shpejt gjërat që kalojnë dhe skuadra duhet të bëjë po kështu. Duhet të shohim gjendjen aktuale të skuadrës, problemet që kemi, si do t’i zgjidhim këto probleme.”

Ndesha e parë e sezonit të kaluar me Laçin dhe paraqitja fantastike me 5 gola? – “Nuk ka lidhje fare me sezonin e kaluar. Skuadrat kanë pasur drejtues dhe lojtarë të tjerë. Unë shoh se çfarë kanë bërë këtë sezon”.

Mungesat? -“Mungesat nga dëmtimet dhe nga kartonët janë diçka normale gjatë një kampionati. Problemi është mos të mblidhen të gjitha gjërat në një periudhë të caktuar. Jemi munduar t’i kompensojmë si duhet për ndeshjen ndaj Laçit.”

Golat e Aralicës dhe Krujës ndaj Flamurtarit? -“Nuk më bëjnë përshtypje. Pëqëndrohem tek ajo që do të bëjmë nesër dhe pastaj bëjmë bilancin. Më duhet të adoptoj lojtarët për të plotësuar mungesat”.

Dëmtime të tjera? -“Kaina nuk është në lojë. Ka pasur shqetësime mbas ndeshjes dhe do të mungojë për 2 ditë. Janë gjëra që nuk më shqetësojnë fare sepse më përgjigjet pjesa tjetër e skuadrës.”

Laçi jo më formën e tij më të mirë? – “Nuk duhet shfrytëzuar ky fakt fare. Nuk do shohim në çfarë gjendje është Laçi, do ta shohim atë si skuadër pretendente dhe njësoj siç e kam parë Vllazninë vjet kur kam qenë trajner i Laçit.”

Boshnjaku? – Do të rikthehet. Ai është i vetmi i rekuperuar dhe nesër do të jetë me skuadrën”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!