Leao, pas Çelsit e kërkon edhe PSG

Jo vetëm klubi londinez i Çelsit në gjurmë të Rafael Leaos. Sipas mediave franceze, PSG do të ishte i gatshm të paguajë klauzolën 150 milionë për sulmuesin portugez të AC Milan.

Sipas të gjitha gjasave, një shtysë jep fakti që drejtori sportiv i kampionëve të Francës, Kampos, figuron një admirues i tij i madh që kur lojtari ishte te Lilë në Ligue 1.

Në fakt, për 23 vjeçarin portugez të lindur në Almanda, kuotat janë gjithnjë në rritje.

Me sezonin e 4-ët te Milan por dhe me atë që shfaq në fushë, Leao shpejt pritet të kthehet në një “gjah” të dëshiruar nga të gjitha të mëdhatë. PSG sapo u shfaq në ‘pasqyra’. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!