Stankoviç merr Sampdorian

Ish futbollisti i Lacios dhe Interit rikthehet në Itali. Këtë herë si trajner i Sampdorias. Pritet zyrtarizimi.

Dejan Stankoviç është një hap larg pankinës së Sampdorias: marrëveshja është arritur praktikisht. Ai do të jetë zëvendësuesi i Marko Xhampaolo-s, i shkarkuar pasditen e së dielës pas humbjes në shtëpi kundër Monzas (3-0).

“Më kujtohet historia e Sampdorias së madhe – tha ish trajneri i Zvezdës gjatë bisedës së djeshme me presidentin Marko Lana, siç raportohet nga stacioni televiziv ligurian Primocanale.

Do të kisha dashur të isha në fushë në Sofje në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Për mua, ardhja ime te Sampdoria është një sukses i madh. Situata nuk më tremb, më mjafton historia e klubit: Jam i lumtur me lojtarët në dispozicion”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!