Shfaqet Del Piero, Juve do kthehet

Juventus në krizë por në sfidën që po luhet tani (start 18:45) me Makabi Haifa për Grupin H në Champions League, detyrimsiht duhet të fitojë. Me vetëm tri pikë teksa para “Zonjës” pozicionohen PSG e Benfika me nga 7 pikë, e gjitha vjen si një finale.

Ndërkohë për situatën ‘Juve’, pas shumë kohe, shfaqet legjenda bardhezi Aleksandro Del Piero.

Nga studiot e Sky, ish mesfushori-sulmues i famshëm ka folur për krizën e Juventusit para ndeshjes Makabi Haifa- Juventus.

Më tremb fakti që pashë një Juventus që bëri mirë në 20 minutat e para, por më pas doli nga vetja kur Milani mori kontrollin e lojës. Ata nuk reaguan, gjë që ka ndodhur edhe më parë. Mungesa e reagimit është e rrezikshme dhe kjo është konstante.

Juve gjithmonë i ka trajtuar mirë ndeshjet e mëdha, ata pothuajse kanë luajtur më mirë kundër skuadrave të forta, edhe pse në planin afatgjatë ata kanë rënje. Por unë ende besoj shumë te kjo skuadër. Sidomos në Champions aty ku duhet reagim. Allegri i njeh lojtarët mirë por kjo është një garë që duhet fituar me kokë më parë sesa fizikisht dhe teknikisht”./Foto Twitter/ Sportiim.al/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!