Partizani përmbys Vllazninë, kreu mbetet i të kuqëve

Abissnet Superiore, java e 7-të: Vllaznia- Partizani 1-2 (A. Hoxhaj 38’/ Da Silva 66′, Skuka 85′)

Partizani kalon shpejt ndeshjen e humbur në derbi me Tiranën dhe sot në duelin direkt për kreun me Vllazninë në “Loro Boriçi” shfaq anën më të mirë të tij.

Një sfidë e gjitha me ritëm mbi mesatar e cila pati faza mjaft interesante. Kryesisisht në pjesën e dytë, aty ku skuadra e Kolelës e nisi në sulm dhe e mbylli në mënyrë fantastike.

Për kronikë, Vllaznia goditi shtyllën me Herald Markun në pjesën e parë ndërsa në minutën e 38′ arriti të shënojë golin e avantazhit me Ardit Hoxhaj. Vlonjati u gjënd në vendin e duhur teksa nga zhvillimet nga këndi , goditi me kokë për 1-0.

Pjesa e dytë nis me presion në të gjithë hapësirën nga Partizani. Ndonëse goli dukej në ‘ajër’, te Vllaznia mendojnë për të goditur me sulme të befta. Nuk ngjau e dyta, pasi Viktor Da Silva me statusin e ishit, mbylli një aksion qëndror të Partizanit në të 66′.

Goli i barazimit nuk e uli aspak intensitetin e skuadrave në fushë. Me kalimin e minutave dhe operimet nga stafet teknike me zëvendësimet, “Demat’ dalin sërish përpara. Në njërin nga ato, nuk fal Xhuliano Skuka i cili godet nga brenda zonës duke kaluar portierin Zogoviç.

Kësisjoi, Partizani merr tri pikë dhe ruan kreun e renditjes. Pas 7 javëve skuadra e Kolelës mbledh 15 pikë ndërsa Vllaznia mbetet në kuotën e 10 pikëve./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!