Josa: Nuk i trembëm shkarkimit…

Pas ndeshjes së humbur me Partizanin 1-2 për javën e 7-të Abissnet Superiore, trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa iu përgjigj mediave të interesuara. Teksa u pyet lidhur me një mundësi shkarkimi nga klubi, tiranasi u përgjigj:

“Kështu ju shkon në mend ju?! Po të jetë për të mirën e skuadres, të gjitha gjerat rregullohen. Nuk është hera e parë që mund të shkarkohet një trajner. Kur merr një punë persipër, mund të shkarkohesh në një vend dhe të ngarkohesh në një vend tjetër. Kështu e ka kjo punë.

Problemi është se neve nuk duhet të na shkojë mendja tek kjo gjë dhe deri aty, por duhet ta kemi mendjen tek inisiativa për t’i rregulluar gjerat”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!