Suarez pas ‘Katar 2022’ te Galaxy

Sulmuesi 35 vjeçar pas aventurës në Kupën e Botës ‘Katar 2022’ pritet ti bashkohet MLS në SHBA.

E ardhmja e sulmuesit uruguaian Luis Suarez është shumë larg nga Nacional në kampionatin e Uruguait pasi ish futbollisti i Barcelonës ka vendosur të largohet nga klubi pas Kupës së Botës në Katar për t’u bashkuar me MLS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lojtari uruguaian shihet i angazhuar për një nga ekskluzivitetet më të fuqishëm në futbollin amerikan dhe marrëveshja do të zyrtarizohet sapo të përfundojë qëndrimi i tij në klubin e tij aktual.

Sipas ‘RAC 1’, sulmuesi uruguaian i ka dhënë dritën jeshile nënshkrimit të tij me Los Angeles Galaxy dhe do t’i bashkohet pasi të përfundojë pjesëmarrja e Uruguait në Botërorin e ardhshëm në Katar.

Futbollisti uruguaian u përfshi nga zhurma e madhe fill pas largimit nga Atletiko Madrid në La Liga. Megjithatë tifozët uruguaianë e bindën të nënshkruante për Nacional me të cilin nisi karrierën sportive.

Luis Suarez ka ardhur në formë për të qenë gati për Kupën e Botës, por pas kampionatit ai dëshiron të rikthehet me një pagë të madhe dhe Galaxy i kanë ofruar një kontratë praktikisht të parefuzueshme./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!