Ndahet nga jeta Maliqati

Është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare, Sulejman Maliqati, ikona e portës shqiptare. ‘Macja e zezë’, nofka e portierit legjendar me titullin ‘ Mjeshtër i Merituar’ dhe ‘Nderi i Kombit’ mbylli sytë pikërisht këtë të mërkurë teksa do të përcillet për në banesën e fundit të enjten në orën 15:00.

Ndërkohë për humbjen e madhe ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka i cili në Facebook shkruan:

“Futbolli shqiptar humbi sot një nga legjendat më të mëdha të historisë së tij. I madhi Sulejman Maliqati është ndarë sot nga jeta në moshën 94-vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të pasur e të çmuar për të gjithë futbolldashësit. Ish-portieri i famshëm i Kombëtares në vitet 1950-1964, Maliqati ishte një ikonë e padiskutueshme dhe një shembull frymëzimi për gjenerata të tërë sportistësh. Përveçse i dekoruar me titujt më të lartë shtetëror dhe me shumë trofe të fituar në fushë, Maliqati ka qenë edhe njeri i shkëlqyer, një mik i mirë dhe një personalitet i rrallë e me shumë vlera në jetën shoqërore me kontribute të mëdha veçanërisht në botën e futbollit.U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve e miqve të tij. Emri i tij ka zënë vend tashmë në panteonin e më të mëdhenjve të historisë së futbollit shqiptar.U prehsh në paqe Sul Maliqati!”

Sakaq redaksia e ‘Sportiim.al’ i përcjell ngushëllimet më të ndjera familjes Maliqati për këtë humbje të madhe të tyre pr të gjithë komunitetit sportiv në vend./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!