Femra/ Vllaznia në kërkim të historisë

Sot në “Loro Boriçi” (16:00) ndeshja Vllaznia- Vorskla-Kharkiv-2. (e vajtjes 1-1)
Vllaznia e Shkodres për femra në kërkim të një rezultati historik për t’u bërë pjesë e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Pasi barazuan 1-1 në ndeshjen e parë kundër ukrainaseve të Vorskla Kharkiv, me një supergol të megi Doçit, vajzat kuqeblu te trajnerit Leka do të luajnë sot si pritëse në takimin e dytë në “Loro Boriçi”.
Përgjegjësia duket mjaft e madhe pasi në të vajtjes skuadra e shtetit që gjëndët në konflikt ushtarak me Rusinë u shfaq mjaft kualitative.
Sakaq te Vllaznia ka rikthime dhe ky është një lajm i mirë për stafin teknik. Luçije Gjini dhe Arbenita Curraj janë në dispozicion të teknikut Nikolin Leka.
Pritet një impiant i mbushur. Kualifikimi për në grupe veç arritjes historike të kalimit të një skuadre femrash shqipatre, sjell mjaft të ardhura për arkën e klubit të presidentit Lazër Matija./Sportiim.al/