UEFA Femra/ Play Off, Vllaznia qëndron

  • Një kryeveper e Megi Doçit nuk mjafton, ukrainaset godasin shtyllën dhe më pas barazojnë. E gjitha pas topit të kthyer nga penalltia. Bileta për në fazën e grupeve vendoset në të kthimit po në Shkodër.

Faza “play-off” për Vllazninë nis me një barazim 1-1 ndaj skuadrës Vorskla-Kharkiv-2. Ndeshja u luajt në “Loro Boriçi” me ukrainaset si pritëse për shkak të gjendjes së luftës në vendin e tyre.

Edhe pse kundërshtaret vunë disa herë në vështirësi vajzat kuqeblu, shkodranet arritën të merrnin një rezultat pozitiv dhe të zhvillonin një ndeshje të mirë.

Në minutën e 34′-të Vllaznia gjen avantazhin e parë me një top të gjatë të Maliqit që finalizohet nga Paterson, por goli anulohet për pozicion të parregullt. Një vendim i dyshimtë ky pasi pamjet e përsëritjes nuk tregojnë diçka të tillë.

Megjithatë, shkodranet nuk e ulin ritmin dhe me shpejtësinë dhe magjinë në goditje të Megi Doçit, shënojnë në pjesën e dytë një gol mjaft të bukur.

Sakaq, ukrainaset rikthejnë baraspeshën pas një penalltie. Portierja kuqeblu arriti të priste, por topi i larguar nga Mosier përfundoi sërish tek ukrainaset që me Osipian barazuan shifrat.

Vllaznia u shfaq rrezikshëm edhe në fund të sfidës por pa mundur të realizonte sërish. Për shkodranet gjithçka do të vendoset më 24 shtator po në “Loro Boriçi” atu ku tifozeria kuqeblu pritet të jetë e shumtë në këtë takim vendimtar e historik për vajzat shkodrane, kampione e Shqipërisë./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!