L’Equipe/ Kështu përgatitet Botërori?

Franca kampionia ebotës në fuqi nuk pati një prezantim të mirë në Ligën A1 të UEFA Nations League duke mbetur në ligë vetëm pas humbjes së Austrisë. Me 5 pikë të grumbulllra dhe me afro dy muaj nga ‘Katar 2022’ shqetësimi rreth ‘gjelave’ ngrihet nga të gjitha anët.

Humbja shqetësuese në Danimarkë është një paralajmërim serioz për Kupën e Botës. Gazeta franceze ‘L’Equipe’ në versionin e saj online godet rëndë pas disfatës së mbrëmjes së djeshme nga skuadra e Danimarkës 2-0.

“Vetëm një fitore në gjashtë garat e fundit para nisjes për në Katar, paraqitje e dobët individuale pa shumë besim. Kështu përgatitet një Botëror? Një shuplakë në fytyrë në më pak se dy muaj para Botërorit?” /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!