Zomer rrezikon Botërorin, portieri i Zvicrës…

Portieri i Borusia Mynshengladbah u dëmtua të martën në Kupën e Gjermanisë ndaj Darmstadt duke bërë që portieri helvet të vendosë në pikëpyetje pjesëmarrjen me Zvicrën në ‘Katar 2022’ që nis më 20 nëntor.

Portieri i cili së bashku me Granit Xhakën u intervistuan pak ditë më parë nga FIFA,u dëmtua në minutat e para të ndeshjes së Kupës së Gjermanisë kundër Darmstadt. Një problem i kyçit të këmbës që do të vlerësohet në orët në vijim.

Ndërkaq Zomer pasi i “fshiu” karrieren me kuqezinjtë në 2016 Shkelzen Gashit (ai rast në minutat e fundit vetëm për vetëm në Zvicër- Shqipëri në Euro 2016 në Francë), do të mbahet mend gjatë edhe nga italianët teksa ishte portieri i shquar i cili priti penalltinë Zhorzhinjos duke lënë Italinë të dytën në grup (më pas italianët nuk arritën të kualifikohen për në Katar 2022).

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!