Mesi përballë Stoiçkov: Argjentina gati për betejë në ‘Katar 2022’

Në një intervistë me Hriso Stoiçkov për TUDN, Lionel Mesi flet për herë të parë lidhur me Argjentinën e tij dhe pritshmëritë ‘albiceleste’ në ‘Katar 2022’ që nis me 20 nëntor të këtij viti.

Njeriu që ka fituar 7 Topa të Artë ndër të tjera për ish legjendën e Barcelonës, shprehet:

“Jemi gati të përballemi me këdo, luajmë gjithmonë njësoj, pavarësisht kundërshtarit që do të përballemi. Qëllimi ynë është të përpiqemi të bëjmë më të mirën në Katar: ne e dimë se do të jetë një kampionat botëror shumë i vështirë dhe se detajet do të kenë rëndësi, por ne jemi gati të bëjmë betejë.

Do të kemi një grup të vështirë, prandaj do të jetë thelbësore të fitojmë ndeshjen e parë, për të përballuar me më shumë qetësi ndeshjet e mëposhtme.” Kështu u deklarua Lionel Mesi nga pika e grumbullimit me Argjentinën./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!