Mbyllën 5 javë, renditja e Superiores ngel në klasë disa skuadra…

Me sytë nga dy ndeshjet e Kombëtares kuqezi në ‘Nations’ me Izraelin dhe Islandën teksa ndal për dy javë superioren, momenti për të parë performancën e 10 skuadrave në këtë start kampionati.

Tej Partizanit, i cili diktoi në katër takime dhe humbi një, skuadrat e tjera të konsideruara favorite, janë shfaqur nën pritshmëri ose u kacavirren për tu ‘rehabilituar’.

Natyrisht Tirana e Vllaznia janë aty por ka dhe të tjera si Laçi, Kukësi apo Teuta, absolutisht zhgënjyese.

Kanë surprizuar për mirë Erzeni, Bylis dhe Egnatia. Sidomos skuadra shijakase e cila ende nuk ka pësuar golin e parë. Kastrioti duket po ai i fundit të sezonit të shkuar.

U larguan Gega nga Kukësi dhe Arapi nga Teuta por asgjë nuk ka ndryshuar te dy klubet e njohura. Teuta u mund këtë javë thellë nga Tirana 4-0 ndërsa Kukësi me Dobin trajner në debutim, u rrëzua sot në fushën e tij nga Partizani 1-2.

Java e gjashtë do të zhvillohet me 1 tetor 2022 dhe ofron duele të jashtëzakonëshme. Mbi të gjithë derbi Partizani- Tirana. Të tjerat: Laçi- Kukësi, Bylis -Erzeni, Egnatia- Kastrioti dhe Teuta- Vllaznia./Sportiim.al/

Klasifikimi pas javës së 5-të:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!