Goditja me shishe ndaj Carës, reagon Kukësi

Në Bundesligë, jo shumë larg, për një gotë plastike (preku supin e anësorit) u pezullua ndeshja. Në Shqipëri anormaliteti nuk njeh limite.

Tej rezultatit 1-2 për Partizanin, goditja me shishe që iu bë sulmuesit kavajas të të kuqëve Tedi Cara përgjatë Kukësi-Partizani të hënën në “Kukës Arena”, përveçse ka rrezikuar syrin e futbollistit, ka shokuar gjithë opinionin sportiv.

Mes tyre dhe vetë klubin verilindor i cili me një reagim zyrtar, ka dënuar rastin.

Klubi i Kukësit shkruan:

“FK Kukësi dënon ashpër ngjarjen e ndodhur sot në “Kukës Arena”, aty ku tifozët tonë goditën sulmuesin e Partizanit, Tedi Cara i cili pësoi dëmtim të konsiderueshëm në kokë. Klubi i Kukësit distancohet nga kjo ngjarje e turpshme e tifozerisë dhe i kërkon falje sulmuesit Cara dhe klubit të Partizanit e njëkohësisht i uron shërim të shpejtë lojtarit. Futbolli është një sport për të bashkuar dhe në një qytet si Kukësi që karakteristikën kryesore ka mikëpritjen, sjellje të tilla nuk kanë hije. Klubi i Kukësit i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe autoriteteve kompetente duke iu ardhur në ndihmë me pamjet filmike të stadiumit që të japin dënimin sipas ligjeve për autorin e këtij incidenti.”, shkruan zyra për shtyp e klubit të Kukësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!