Vllaznia, gati starti

Vëmendja në Shkodër, formacionet për Vllaznia – Kastrioti

Pas ndeshjeve të djeshme, vëmendja shkon në “Loro Boroçi” aty ku Vllaznia dhe Kastrioti përballen në këtë javë të 5-të të Abissnet Superiore.

Humbja me Egnatian nuk ka lënë një shije të mirë te kuqeblutë të cilët sot do të kërkojnë me patjetër fitoren përballë një Kastrioti që nuk njeh humbje që pas javës së parë.

Teknikët Mirel Josa dhe Emilnano Çela kanë përzgjedhur titullarët për sfidën që do të startojë në 17:45.

Formacionet zyrtare:

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Shehi, Juriç, Hakaj, Jonuzi, Alivoda, Heriç, Mala, H. Marku, A. Hoxhaj Tr: Mirel Josa

Kastrioti: Sali, Kodra, Stojanoviç, A. Selmani, Rami, Karakaçi, Hasani, Mehmeti, Zogaj, Gabriel, Greca Tr: Emiljano Çela

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!