Fiton Vllaznia, Dinamo me 5 ‘yje’

Abissnet Superiore, Java 5:
Vllaznia – Kastrioti 1-0 (Hoxhaj 1′)

Vllaznia rikthehet te fitorja duke mposhtur në shtëpi Kastriotin me golin nga “tuneli” të Ardit Hoxhajt.

Vetëm 40 sekonda lojë i mjaftuan shkodranëve për të gjetur golin e vetëm të fitores ndaj Kastriotit. Ishte vlonjati Hoxhaj që me një gjuajtje fluturimthi dërgoi topin në rrjetën e Salit duke shënuar golin më të shpejtë të këtij sezoni deri më tani.

Pavarësisht avantazhit të menjëhershëm, kuqeblutë nuk arritën të merrnin lojën nën kontroll, pasi Kastrioti ishte gjatë gjithë kohës i rrezikshëm për shkodranët. Krutanët dominuan në fushë duke iu afruar disa herë golit të barazimit, por pa arrirë të ndëshkojnë Vllazninë.

Skuadra e Josës rikthehet te fitorja edhe pse me një lojë jo shumë bindëse, ndërsa Kastrioti pëson humbjen e dytë për këtë sezon.

Kategoria e Parë, Java 3:
Oriku – Skënderbeu 1-0 (në Fier)
Dinamo – Burreli 5-0 (në “Selman Stërmasi”)

Sakaq, sot u luajtën edhe dy ndeshje të Kategorisë së Parë ku surprizuese duket humbja e Skënderbeut përballë Orikut me korçarët që ende nuk kanë fituar në këto 3 javë. Ndërsa Dinamo nuk zhgënjen dhe me një “manita” ndaj Burrelit ngjitet në krye të renditjes./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!