Ndalet Partizani, Laçi nuk ndez

Abissnet Superiore, Java 4:
Laçi – Bylis 0-1 (Trumci 59′)
Partizani – Erzeni 0-1 (Nonato 12′)

Kategoria e Parë, Java 2:
Skënderbeu – Dinamo 0-0

Dy sfidat e fundit të javës së 4-ët të Abissnet Superiore prodhuan rezultate surprizë. Erzeni ndal Partizanin pas 3 fitoresh radhazi duke mposhtur kryesuesit me një gol të vetëm.

Realizimi i Nonatos në minutën e 12′-të vendosi rezultatin e kësaj sfide për të cilën shijakasit luftuan deri në fund. Devijimi i brazilianit ishte i papritur për portierin Rexhepi që nuk bëri dot asgjë për të ndaluar atë top të depërtonte në rrjetë.

Sakaq, edhe Laçi u mposht në shtëpi për të dytën ndeshje radhazi. Me po të njëjtin rezultat si në sfidën e mbrëmjes, ballshiotët i rrëmbyen 3 pikë bardhezinjve. Vendosi goli i Trumcit në minutën e 59′-të.

Partizani pëson humbjen e parë në kampionat, teksa për Laçin kjo është e treta. Surpriza vjen nga Erzeni që në 4 ndeshje ende nuk ka pësuar dhe ende nuk është mundur e po ashtu për t’u vlerësuar Bylis që i merr maksimumin çdo sfide.

Sa i përket Kategorisë së Parë, sfida mes Skënderbeut dhe Dinamos nuk njohu fitues. Për Skënderbeun ky është barazimi i dytë radhazi, ndërsa Dinamo ndalet pas fitores me Orikun./S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!