Kukësi zgjedh Dobin

Enkeleid Dobi është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës së Kukësit. Tekniku 47-vjeçar do të marrë nesër në drejtim skuadrën verilindore si dhe do të prezantohet para medieve. Seancën e parë stërvitore me ekipin do ta zhvillojë në ambientet e “Football Republic”.

Durrsaku do të drejtojë për herë të parë një skuadër shqiptare teksa në të shkuarën ka qenë pjesë e pankinave të ekipeve polake si Gornik Polkoviçe dhe Vidzev Lodz.

Njoftimi i klubit:

🤝 WELCOME ENKELEID DOBI ✍🏻

FK Kukësi njofton se Enkeleid Dobi është zyrtarisht trajner i skuadrës sonë!
Tekniku 47 vjeçar do të marrë drejtimin e skuadrës dhe ditën e nesërme do të prezantohet para mediave e më pas do të zhvillojë seancën e parë stërvitore në kompleksin “Football Republic”.

Dobi vjen te ekipi ynë pas një eksperience në Poloni, aty ku ka drejtuar skuadrat e Gornik Polkowice dhe Widzew Lodz.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje trajnerit Dobi dhe suksese në drejtimin e ekipit tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!