Sot/ Laçi e Partizani përballen me debutueset

Java e 4-ët ‘Abissnet Superiore’, do të mbyllë sot me dy takimet e mbetura të programit që parashikon kalendari. Pas Teuta- Kukësi të premtën dhe Kastrioti- Tirana e Egnatia- Vllaznia dje, sot radha e Laçi-Bylis dhe Partizani-Erzeni.

Fillimisht në Laç teksa në 15:00 bardhezinjtë e Vukiçeviç do të takohen me debutuesit e Bylisit ndërsa pak më vonë në 17:45, në ‘Elbasan Arena’ kryesusesi i Superiores Partizani në përballjen me debutuesen tjetër, surprizën Erzeni.

Në Laç aty ku kryesor do të jetë ndërkombëtari Eldorjan Hamiti skuadrat pritet të jenë të stabilizuara në elementët në dispozicion. Gjithnjë duke llogaritur mungesat e bëra publike. Kryesisht nga vendasit.

Në Elbasan, të kuqtë e Kolelës janë të diktuar nga dy mungesa thelbësore si Matondo e Hoti por rikthehet pas dëmtimit Viktor Da Silva.

Sakaq Erzeni i cili ritakohet me Partizanin pas 19 viteve në Superiore vjen i plotë. Kjo ndeshje i është besuar gjyqtarit Orlando Kuka./Sportiiim.al/

Abissnet Superiore, java e 4:

Të premten:

Teuta- Kukësi 0-0

Të shtunën:

Kastrioti- Tirana 0-0

Egnatia- Vllaznia 3-0

Sot

15:00

Laçi-Bylis

17:45

Partizani-Erzeni (në Elbasan)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!