Ballkani mahnit ndaj Kluzhit

Conference League, Grupi G: Ballkani-Kluzh 1-1 (Thaçi 66’/Matias 90+1)

Pasi siguroi grupet e Conference League duke shkruar historinë, sot në “Fadil Vokrri”, Ballkani u shfaq dinjitoz. Ndaj rumunëve favoritë, skuadra e Dajës udhëhoqi deri në të 90′.

Skuadra e Ilir Dajës shfaqi karakter, këmbëngulje dhe fantazi në këtë sfidë të parë të Grupit G, ku u barazua në shtesë nga 8 herë kampionët e Rumanisë, Kluzhi.

Kosovarët dominuan pjesën më të madhe të lojës dhe shënuan në minutën e 65′-të me Thaçin. Ballkani nuk u ndal dhe rrezikoi sërish duke pasur mundësi të dyfishonte rezultatin por nuk arriti të vuloste triumfin.

Kur gjithçka u duk se po shkonte drejt fitores dhe ishte gati të shpërthente festa, një gafë e Frashërit dhe Jashanicës i kushtoi Ballkanit golin e barazimit në minutën e 90+1′.

Një barazim i shmangshëm për Ballkanin, por dhe një rezultat i pranueshëm për kampionët e Kosovës që e nisin me pikë aventurën në grupet e Conference League./S. Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!