Liverpuli ‘blozë’, Barça e Bajern spostojnë…Interin

  • Robert Levandovski mbrëmje prej kampioni. Interi pa fuqi, Ajaks nuk shterron kurrë. Në Madrid ka dramë pas të 90′-ës

Startoi sot Champions League edhe për Grupet A, B, C dhe D. Të tjera të papritura kanë prodhuar sfidat e ditës së sotme përfshirë këtu humbjen e thellë të Liverpulit në “Maradona” ndaj Napolit.

Grupi C, ai që konsiderohet edhe si më i hekurti, ka parë fituese skuadrat e Bajernit dhe Barcelonës. Bavarezët dominuan në lojë dhe rezultat ndaj zikaltërve të cilët u mposhtën 2-0 në shtëpi. Ndërsa Barcelona nuk e diskuton aspak fitoren përballë Viktoria Plzen. Shënon 3 herë Levandovski duke vijuar me golat e tij të shumtë. ( i teti në 4 javë kampionat dhe një ndeshje në Champions grupe)

Zhgënjyese humbja e Liverpulit me rezultatin 4-1 në sfidën ndaj Napolit të vlefshme për Grupin A. Anglezët duket se kanë humbur busullën, ndërsa italianët bindin në këtë paraqitje të parë. Po në këtë grup, tjetër fitore e thellë (4-0) ishte ajo e Ajaksit ndaj skuadrës skoceze të rikthyer pas shumë vitesh mungesë në grupe, Rejnxhers.

Për llogari të Grupit D, Totenhem fitoi 2-0 përballjen me francezët e Marsejës, ndërsa Eintraht Frankfurt i dorëzohet portugezëve të Sporting të cilët triumfojnë 3-0 në shtëpinë e gjermanëve.

Grupin B, Atletiko Madrid-Porto futet në histori. Pas minutës së 91-të shënohen tre gola me vendasit të cilët realizojnë me Grizman në të 90+11′ Ndërkaq një tjetër ekip gjerman ngec në provën e parë. Bruzh kaloi minimalisht Bajer Leverkusen me rezultatin 1-0.

Rezultatet:

Grupi A
Ajaks – Rejnxhers 4-0
Napoli – Liverpul 4-1

Grupi B
Atletiko Madrid – Porto 2-1
Bruzh – Bajer Leverkusen 1-0

Grupi C
Barcelona – Viktoria Plzen 5-1
Inter – Bajern Mynih 0-2

Grupi D
Eintraht Frankfurt – Sporting 0-3
Totenhem – Marsejë 2-0/S.Gjidiaj- Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!