Otavio bie pa ndjenja, Porto humb në shtesë

Mesfushori 27 vjeçar i Portos bie keq pas përplasjes me Hermoson. Transportohet në gjëndje kome.
Përplasje e frikshme në ndeshjen Atletiko Madrid-Porto. Në minutën e 74′, me ndeshjen ende 0-0, mesfushori luzitanian Otavio përfundon në tokë nga goditja e pavullnetëshme e Hermosos.
Numri 25-shi i Dragonjëve detyrohet të largohet me barelë nga fusha e ‘Metropolitan Stadium’ në Madrid, i palëvizur duke lënë në ankth të pranishmit.
Ndeshja u shty për disa minuta teksa në 91′, 96′ dhe 90+11′ u shënuan tre gola. Fitorja i takoi Atletikos.