Shkëmbi në prezantim: Të kalojmë ngërçin

Sikundër u anunçua mbrëmjen e djeshme Bledi Shkëmbi sot ka marrë timonin teknik të Teutës së Durrësit. Ai u prezantua sot para skuadrës nga presidenti i Teutës Edmond Hasanbelli.

Në deklaratën e tij të parë, korçari ndër të tjera tha:

“Mendoj që në këto momente jemi në një mëndje që të ndryshojmë sa më shpejt, ta kalojmë këtë situatë që mendoj se nuk është shumë e mirë. Për fat të mirë është vetëm fillimi dhe kemi kohë për t’u rikuperuar jo vetëm në lojë por dhe me pikë. Shpresoj që të fitojmë që këtë javë”.

Njoftimi i klubit në rrjete:

“Skuadra e Teutës ka vijuar ditën e sotme stërvitjen dhe perpara ekipit ështe prezantuar nga presidenti i KF Teuta, Edmond Hasanbelli dhe shefi i klubit, Enid Furxhi tranjeri i ri Bledi Shkembi i cili e ka drejtuar skuadrën blu dhe në sezonin 2018–2019.

Tashmë, presidenti Edmond Hasnbelli, do t’i besojë për herë të dytë Shkembit që aventurën e tij të fundit e kishte në Shqiperi, ku drejtonte klubin e Dinamos ne sezonin 2021\2022. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!