‘Flladi’ së premtes, Shkëmbi në hyrje dhe Gega në “dalje”

Abissnet Superiore rikthehet të luajë javën e 4-ët. Sikundër në të kaluarën edhe akti i katërt sezonal, do të jetë i shpërndarë në tre ditë kalendarike.

Në ‘Niko Dovana’ e premtja servir duelin Teuta-Kukësi ndërsa të shtunën dhe të dielën janë parashikuar nga dy takime.

Ky takim hapës, i gjen skuadrat në ethe për pikë pasi si durrsakët ashtu dhe kuksianët e kanë nisur jo në pritshmëri kampionatin e ri.

Trajneri i parë i larguar i përket pikërisht Teutës me Renato Arapin që ja la vendin Bledi Shkëmbit ndërsa thuajse analoge situata te Kukësi. Klubi ka pezulluar që pas barazimit me Tiranën (java e parë 1-1) zëvendës trajnerin Pero Pjeiç dhe është gati ti japë duart edhe kreut të pankinës Skënder Gega. Gjithnjë nëse situata mbetet pa fitore…

Një ditë më vonë në Kamëz, Kastrioti pret Tiranën. Krutanët me entuzizamin e fitores në transfertë me Kukësin ndërsa bardheblutë pas asaj loje të mirë por të humbur me Vllazninë në “Selman Stërmasi’.

Po të shtunën në 15:00 luhet Egnatia- Vllaznia. Në fakt kjo sfidë pritet të jetë mjaft e ekulibruar pasi si vendasit ashtu dhe shkodranët demostruan se kanë gjëndje. Fitoret në transfertë e rrisin ndjeshëm kërkesën për fitore.

Të dielën hap Laçi- Bylis në 15:00 ndërsa në 17:45 Partizani pret surprizën Erzeni.

Abissnet Superiore, java e 4:

Të premten ora 17:45

Teuta- Kukësi

Të shtunën ora 15:00

Kastrioti- Tirana (në Kamëz)

Egnatia- Vllaznia

Të dielën:

Laçi-Bylis 15:00

Partizani-Erzeni 17:45 (në ‘Elbasan Arena’)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!