Shkëmbi rikthehet te Teuta

Pas shkarkimit të Renato Arapit si shkak i rezultateve të dobëta të Teutës në këto 3 javë kampionat, durrsakët kanë gati emrin e ri që do të marrë drejtimin e skuadrës në vijim.

Sipas asaj që raporton “Supersport”, do të jetë Bledi Shkëmbi pasuesi i Renato Arapit që do të vihet në krye të pankinës së Teutës. Prezantimi zyrtar do të bëhet ditën e nesërme në 18:00, ndërsa sot stërvitja është drejtuar provizorisht nga Bledar Hodo dhe Vangjel Mile.

Shkëmbi ka drejtuar dhe më herët “Djemtë e Detit” në sezonin 2018-2019, teksa pozicionin e trajnerit e ka provuar edhe te Ballkani apo Dinamo./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!