Barbosa zyrtarizohet te Kukësi

Kukësi e kishte përfshirë në planet e tij ndërsa sot vjen zyrtarzimi i Gabriel Barbosa Avelinos.

Njoftimi i klubit:

Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi Gabriel Barbosa Avelino është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Barbosa ka firmosur me klubin tonë një kontratë huazimi deri në fund të sezonit, teksa klubi ynë ka të drejtën për të ruajtur një % të kartonit.

23 vjeçari brazilian vjen te Kukësi nga kampionati grek ku sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së APO Levadiakos. Në të shkuarën ka qenë pjesë e Palmeiras, Seoul, Paysandu e Spal U19.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje sulmuesit Gabriel Barbosa dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. BEM-VINDO GABRIEL!

Skeda e Lojtarit:
Emri: Gabriel Barbosa Avelino
Mosha: 23 vjeç
Gjatësia: 1.95 m
Kombësia: Brazilian
Pozicioni: Sulmues

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!