Bylis i kishte ‘shënuar’, sot i zyrtarizon

Merkato e Superiores u mbyll më 31 gusht ora 23:59, klubet vijojnë me praktikat e vendeve ‘bosh’
Bylis ka bërë zyrtare sot marrëveshjet me dy futbollistë të tjerë që i bashkohen skuadrës në këtë merkato tashmë të mbyllur.
Raste Karakmishev ka firmosur me ballshiotët dhe do t’i bashkohet ekipit ditën e nesërme. Maqedonasi luan si mbrojtës qendre dhe eksperiencat e mëparshme i ka në elitën e futbollit maqedonas me ekipe si Shkupi, Sileks apo Tikvesh. 27-vjeçari pritet të zëvendësojë Marçelino Prekën i cili u shit te Partizani.
I radhës është një sulmues. Nigeriani Çarls Atshimene ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me ekipin e Bylisit. 21-vjeçari është pjesë e përfaqësuese nigeriane dhe ka luajtur më parë në kampionatin portugez.
Bylis sipas njoftimit të klubit në ‘Facebook’,do të disponojë 70% të kartonit të sulmuesit./S.Gjidiaj/