Rodriguez i bashkohet Ikardit te Gallatasaraj, Rashica…

31 vjeçari me të shkuar te Monako e Real Madrid, aktivizohet në Katar me Al-Rayyan. Kalimi te ekipi truk formalitet…Pritet edhe dardani Milot Rashica

Hames Rodriguez dhe Mauro Ikardi mund të luajnë bashkë në Stamboll. Një goditje e dyfishtë për Gallatasarajin, i cili pas mbylljes së kontratës me qendërsulmuesin argjentinas nga PSG, po mendon të rikthejë në Europë playmakerin kolumbian.

Sipas asaj që raportohet nga mediat turke kolumbiani ka arritur marrëveshjen me klubin e Stambollit; tani mbetet për të gjetur një marrëveshje me Al-Rayyan mbi bazën e huazimit me opsion blerje.

Ndërkohë sipas ‘Fanatik’ edhe Milot Rashica thuajse ka marrë rrugën nga Anglia drejt Stambollit. Zhvillimet janë intensive./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!