Erzeni bën favoritin, Teuta makthi vijon

Superiore, java e 3-të: Erzeni- Teuta 0-0

Teuta zhgënjen ndaj Erzenit merr një pikë me vuajtje. Erzeni u shfaq sërish protagonist duke lënë pas shpine termin “surprizë”

Pas 19 vitëve në ‘Niko Dovana’ kthehet të luhet derbi rajonal mes Erzenit pritës dhe Teutës së Durrësit.

Derbi i karakterizuar nga loja më e mirë e shijakasëve u mbyll nëshifrat 0-0. Në pjesën e parë Teuta ishte më kërkuese në fushë por rastet më të mira i pati Erzeni.

Në pjesën e dytë aty ku dhe rastet për shënim ishin më të shumta skuadra e Kapllanit i pati të gjitha mundësitë të realizonte te porta e Qirkos.

Më tej, Erzeni gjeti rrjetën me Patrik Nonaton por goli anulohet për shkak të pozicionit të parregullt. Edhe më herët Kadriu u rrëzua në zonë duke pretetnduar për penallti. Rasti nuk u konsiderua as nga gjyqtari Beqiri por as dhe nga sistemi VAR.

Në fund 0-0 i cili si për Erzenin edhe për Teutën figuron barazimi i dytë radhazi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!