Superiorja luan dy ndeshje, starton dhe Dinamo

sportiim2

Java e tretë e Abissnet Superiore do të mbyllet sot me dy takimet e fundit që parashikon kalendari.

Me start orën 15:00 në stadiumin ‘Laçi’ përballja Laçi- Egnatia ndërsa në Ballsh po në 15:00, takimi Bylis- Partizani.

Në këtë fazë të kampionatit teksa fjalën kryesore e kanë trajnerët, skuadra të caktuara ende nuk kanë mishëruar atë që kërkohet nga klubet. Dueli i Laçit pritet të jetë emocionues pasi bardhezinjtë e Vukiçeviç, pas atij starti mbresëlënës javën e parë, zhgënjyen në duelin e Elbasanit me Partizanin. Egnatia ende pa pikë por me shumë elementë cilësor në përbërje.

Bylis- Partizani e prirur nga konkurenca për kreun. Skuadra e Bellait mori 4 pikë javët e para dhe një fotore sot e katapulton në krye. Në anën tjetër Partizani pas dy fitorëve radhazi, pret tri pikë të tjera pikërisht ndaj rivalit me të cilin në merkato, këmbeu disa futbollistë.

Kolela tha në konferencë: “Problemi i vetëm yni është vetëkënaqesia. Nuk është një skuadër eksperte që mund të menaxhojë situata të tilla në kampionat”. Tekniku i kuq, insiston për përkushtim maksimal.

Ndërkaq sot në “Selman Stërmasi” do të zhvillohet ndeshja e fundit e javës së parë në Kategorisë së Parë ndërmjet Dinamos dhe Orikut. Starti në 15:00. /Sportiim.al/

Superiore:

Laçi- Egnatia

Bylis- Partizani

Kategoria e Parë:

Dinamo- Oriku

?>