Kukësi ngel në klasë

Abissnet Superiore, java e tretë

Kukësi – Kastrioti 1-2 (Zhivkoviç 61’/ Prenkoçevic 69′, Mehmeti 90′)
Erzeni – Teuta 0-0

Java e tretë e Abissnet Superiore vijoi sot me dy sfida të tjera. Kastrioti surprizon Kukësin me fitoren e arritur në limite, ndërsa ndeshja në “Niko Dovana” u mbyll në barazim pa gola.

Kukësi pësoi të dytën humbje radhazi të ngjashme me atë ndaj Vllaznisë, por kësaj radhe ishin kuksianët që kaluan të parët në avantazh në minutën e 61′-të me Zhivkoviç. Shumë shpejt vjen dhe goli i barazimit nga krutanët me autor blerjen e re të kësaj merkatoje, Prenkoçeviç.

Kastrioti përmbys gjithçka në minutën e 90′-të. Mehmeti dërgon topin në cep të portës së mbrojtur nga Tafas dhe i jep skuadrës së tij 3-pikëshin e parë të këtij sezoni përballë një prej skuadrave pretendente për titull./S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!