Jorgo Meksi prezantohet te Kukësi

Kukësi godet në merkato, korçari i bashkohet verilindorëve

Teksa po kryhen edhe lëvizjet e fundit të merkatos, Kukësi ka bërë zyrtare marrëveshjen me Jorgo Meksin. Mbrojtësi i djathtë ka firmosur për dy sezonet e ardhshme me verilindorët duke u bërë lojtari më i ri i ekipit kuksian.

27-vjeçari i bashkohet Kukësit pas eksperiencës 3-vjeçare me klubin e Skënderbeut, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe në Greqi për Panionios dhe Iliasiakos.

Meksi do të jetë në gatishmëri të trajnerit Gega në vazhdim duke filluar nga ndeshja e fundjavës përballë Kastriotit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!