Është i Partizanit, Preka talenti shkodran…
Partizani kryen goditjen e madhe, Marçelino Preka mbrojtësi i talentuar i bashkohet të kuëve në ditëne fundit të merkatos.
Prej ditësh flitej për një kalim të Marçelino Prekës te skuadra e Partizanit, teksa sot gjithçka është bëtë zyrtare. Vetë klubi ballshiot ka njoftuar shitjen e lojtarit 19-vjeçar te të kuqtë.
Transferimi i mbrojtësit është bërë pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet dy klubeve dhe raportohet se ekipi ballshiot ka përfituar rreth 60 000 euro nga shitja e shkodranit Preka.
19-vjeçari e ka nisur futbollin profesional te Bylis që prej vitit 2020 duke qenë një nga pikat kyçe të kësaj skuadre. Tashmë pritet vetëm prezantimi zyrtar nga klubi i Partizanit./S. Gjidiaj/