Sindriti hedh ‘Guri’-n në Stamboll

Shkodrani e dërgon në pesë numrin e futbollistëve te Istanbulspor

Lojtari i shumëdëshiruar nga klubet shqiptare, prej ditësh nën radarët e Partizanit dhe Vllzanisë, ka vendosur sot për të ardhmen e tij. Sindrit Guri ka firmosur marrëveshjen për dy sezone me klubin e Istanbulspor në Superligën turke.

Sulmuesit shkodran i përfundoi kontrata me Shkëndijën këtë verë dhe u largua drejt Turqisë si lojtar i lirë. Me tetovarët 28-vjeçari mban firmën e 8 golave gjatë 13 performancave.

Në të shkuarën Guri ka luajtur për Vllazninë, Besën, Kastriotin, Korabin, Kukësin dhe Ostenden në Belgjikë, ndërsa tashmë i bashkohet kolonisë shqiptare në Turqi.

Te Istanbulspor Guri do të jetë shqiptari i pestë pas Topallit, Rrocës, Abazajt dhe Ethemit.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!