Valë shkarkimesh, ikën Shaqiri

Trajneri nga Struga ka drejtuar më parë edhe Flamurtarin e Kukësin në Kategorinë Superiore.
Shkëndija e Tetovës ka njoftuar se ka shkarkuar sot trajnerin Artim Shaqiri.
Klubi përmes një njoftimi, e ka falenderuar Shaqirin për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën kuqezi.
Njoftimi i plotë:
Klubi i Futbollit Shkëndija njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me shefin e stafit teknik të kuqezinjve, Artim Shaqiri.
Bashkëpunimi me trajnerin Shaqiri ndërpritet me marrëveshje të dyanshme, pasi klubi dhe trajneri kanë konsideruar se ndërprerja e bashkëpunimit në këtë moment është në të mirë të të dyja palëve.
Me këtë rast, KF Shkëndija falënderon Artim Shaqirin për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën kuqezi, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen.