Laçi nis me Teutën, Bylis pret krutanët

Dy sfidat e fundit të javës së parë të edicionit të ri futbollistik do të zhvilohen sot me start orën 17:00.

Në stadiumin ‘Laçi’ vjen dueli kryesor i ditës, ai mes vendasëve të teknikut Dejan Vukiçeviç dhe Teutës së Durrësit. Ndeshja tjetër ajo e Ballshit ofron duelin Bylis- Kastrioti.

Laçi-Teuta:

Dy skuadrat e njohura të futbollit shqiptar ndryshe nga edicionet e fundit teksa kalendari i ka vendosur në epilog, këtë herë në edicionin e 84-ët do të nisin nga fillimi. Bardhezinjtë kurbinas vijnë pas aventures europiane dhe kompozohen me disa afrime vërtetë ‘big’. Mjafton të përmenden emrat e Babatunde, Borisjuk, Ivkoviç, Alla e Shkurtaj për të kuptuar se kurbinasit nënkampionë në fuqi, e kanë seriozisht sezonin e ri.

Nga ana tjetër ‘Djemtë e Detit’ armë të fortë kanë grupin e edicionit të kaluar. Arapi ka preferuar të ruajë bazën e skuadrës ku spikasin dy lojtarët me mbiemër Vila, Hebaj, Kotobelli, portieri Qirko apo dhe Idrizaj, Ledio Beqja etj. Afrimi i fundit Erando Karabeci rrit kredencialet e Teutës në mesfushë. Kjo ndeshje do të gjykohet nga ndërkombëtari Juxhin Xhaja.

Bylis-Kastrioti:

Në “Adush Muça”, vendasit me trajerin e ri Arjan Bellai duan ta nisin mbarë. Ndonëse afrimet te ekipi mallkastriot kanë rezervuar emra jo shumë të njohur baza e mallkastriotëve ardhur nga inferiorët është ruajtur disi. Në kahun tjetër krutanët kanë lëvizur pak por emrat e Stojanoviç, ardhur pikërisht nga Bylis apo rikthimi i Xhulio Mehmetit japin impulse pozitive në këtë ballfaqim të parë mes tyre. Gjykon Florjan Lata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!