Laçi e nis me prepotencë, Vukiçeviç sheh përpara

Java e parë e Abisnet Superiore, edicioni i 84-ët, u mbyll me sfidat Laçi – Teuta dhe Bylis – Kastrioti. Skuadrat vendase e nisën me fitore sezonin e ri.

Laçi – Teuta 3-1
(Velkoski 12′, Adeleke 52′, Mazrekaj 57’/ Jazxhi 66′)

Laçi e nisi vrullshëm sfidën ndaj Teutës. Sulmet e kurbinasve u konkretizuan në minutën e 12′-të nga një gol i Velkoskit me kokë pas një goditjeje këndi. Vendasit patën mundësinë të dyfishonin rezultatin 10 minuta më pas nga pika e bardhë e penalltisë, por kapiteni Mazrekaj u ndal nga portieri Qirko.

Me startin e pjesës së dytë, bardhezinjtë shënuan dy gola të shpejtë. Fillimisht, Adeleke Akiniemi në minutën e 52′-të dërgoi topin në rrjetë e më pas Mazrekaj me klas depërton nga krahu i majtë dhe shlyen gabimin e penalltisë duke shënuar të tretin për kurbinasit.

Goli i vetëm i Teutës vjen në minutën e 66′-të kur Jazxhi ndal sferën në rrjetë, por duhet të presë 4 minuta që VAR të konfirmojë golin e mbrojtësit durrsak.

Në pjesën e mbetur të lojës, Teuta është e pafuqishme të ndryshojë rezultatin, ndërsa Laçi administron si duhet duke e nisur mbarë kampionatin e ri. Një start ndryshe nga sezoni i kaluar edhe për trajnerin Vukiçeviç i cili debutoi me fitore në provën e parë.S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!