Partizani përmbys Egnatian, Skuka vendimar
Abissnet Superiore, Java e parë. Partizani- Egnatia 2-1 (Hoti 57′, Skuka 90+6’/ Camaj 32′)
Partizani dhe Kolela e nisin me fitore sezonin e ri. Në duelin e luajtur në “Elbasan Arena” të kuqtë e panë vetën poshtë një goli ndërsa Camaj pas një gabimi trashanik në mbrojtje me portierin Rexhepi protagonit, ia del të shënojë në minutën e 32-të.
Fillimi i së dytës sheh një skuadër më kërkuese. Ajo është Partizani pasi në harkun e 12 minutave, barazojnë me një penallti të shndërruar në gol nga Engjell Hoti.
Rrethanat e fitimit të penalltisë: Një top i devijuar me dorë nga Atanda “detyron” sistemin VAR të akordojë penallti. Hoti nuk gabon 1-1
Kur luhej koha shtesë prej 8 minuateve në skenë ngjitet Xhuljano Skuka i cili “pa një pa dy” provon një predhë nga jashtë zone. Topi i goditur nga sulmuesi ndalet në cep të portës së Sherrit për 2-1 final.