Femra/ Vllaznia në ‘play off’ të Champions Leauge

Vllaznia per femra e presidentit Lazer Matija dhe trajnerit Nikolin Leka fiton ndeshjen kunder Spartak Mijava me rezultatin 1-0 duke u kualifikuar në 32 ekipet më të mira te Champions League.

Ditë historike kjo e sotmja për ekipin e Vllaznisë së femrave. Shkodranet mbushur me cilësi, dominuan dhe në fund kanë siguruar kualifikimin në fazën “play-off” të Ligës së Kampioneve.

Përballja e zhvilluar në Petrovak të Malit të Zi u mbyll me fitoren minimale të Vllaznisë përballë Spartak Mijava të Sllovakisë në shifrat 1-0. Goli i Jehona Shalës në minutën e 44′-të vendosi fatet e sfidës dhe kualifikoi Vllazninë në 32 skuadrat më të mira të Europës.

Më 1 shtator do të zbulohet edhe kundërshtari i Vllaznisë për fazën “play-off”. Në rast kualifikimi vajzat kuqeblu do të katapultohen për herë të parë në histori në grupe të Champions Leauge për femra./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!