Zyrtare/ Vllaznia – Vorskla, dy sfidat europiane në Shkodër

Tashmë është zyrtare. Ndeshjet e fazës së play-off të Ligës së Kampioneve mes Vllaznisë dhe Vorskla Kharkiv-2 do të luhen të dyja në Shkodër.

Përfaqësuesit e klubeve kanë rënë dakord me njëri-tjetrin që të dyja ndeshjet të zhvillohen në fushën shqiptare, pasi siç dihet, ekipi ukrainas nuk mund t’i zhvillojë takimet në shtëpi, për shkak të situatës së krijuar nga lufta.

Kësisoj, përfaqësuesve të klubit të Vorskla Kharkiv u është propozuar ideja që t’i zhvillojnë të dyja ndeshjet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Drejtuesit e ekipit të Vllaznisë kanë marrë përsipër që t’u plotësojnë të gjitha kushtet ukrainasve, që nga akomodimi, stërvitja etj. kështu, më 20 ose 21 shtator do të zhvillohet ndeshja e parë e kësaj faze Vorskla-Kharkiv-2 – Vllaznia, ndërsa më 28 ose 29 shtator do të luhet edhe sfida e dytë, Vllaznia – Vorskla-Kharkiv-2.

Ky është një lajm shumë i mirë për skuadrën shkodrane, që do të tentojë për të tretën herë kualifikimin në fazën e grupeve, teksa për momentin, është një nga 32 ekipet më të mira në Europë.

Në shortin e hedhur ditën e djeshme në Zvicër, shkodranet gjendeshin në vazon e parë falë koeficientit të mirë në renditje dhe duke lënë pas me koeficent skuadra me emra të mëdhenj në skenën e futbollit europian si Roma, Benfica, Real Sociedad etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!