Vllaznia, teste miqësore para 21 gushtit europian

Femra/ Miqësore në ‘Fadil Vokrri’/ KFF Ep Com Hajvalia-Vllaznia 0-1 (Doçi 70′)

Në vigjilje të ndeshjes së turit të parë të Ligës së Kampionëve për femra, kampionia e Shqipërisë Vllaznia, ka disa ditë që përgatitet me intensitet të plotë.

Shkodranet ndërsa për kompeticionin europian garojnë në Grupin e 10-të eleminator do të përballen me datë 21 gusht me fituesen e çiftit, Breznica (Mali i Zi)- Spartak Myjava (Sllovaki).

Ndërkaq pas përgatitjeve në Shkodër, Nikolin Leka me skuadrën zhvilloi një miqësore ndaj Hajvalisë në “Fadil Vokrri” Prishtinë. Testi u vendos nga Megi Doçi e cila shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 70-të.

KFF Ep Com Hajvalia e Kosovës nga ana e saj, konkuron në Europë sikundër dhe Vllaznia.

Vllaznia e nisi me Rexhepin në portë. Në mbrojtje Maliçi, Curraj, Gjergji dhe Knox. Në mesfushë Franja, Halilaj dhe Patterson teksa në sulm ishin Gjini, Shala dhe Doçi.

Ndërkohë të hënën që vjen Vllaznia ka planifikuar miqësoren e radhës. Këtë herë në ‘Loro Boriçi’ (18:00) pritet të vijë skuadra e femrave nga Mitrovica.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!