Partizani prezanton sulmuesin e ri

Ish sulmuesi i Skënderbeut Alfred Mensah ka nënshkruar zyrtarisht sot kontratën me Partizanin e Tiranës deri në vitin 2025.

Sulmuesi 23 vjeçar spikati që në fillim me korçarët por pa mundur ta ndihmojë ekipin juglindor të qëndrojë në elitë. Sezoni i mbushur shpesh me dëmtime…

Në fakt ganezi kishte disa ditë me të kuqtë ndërsa sot ka ardhur konkrertizimi zyrtar.

Partizani shkruan në Facebook:

FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin Alfred Mensah. 23-vjeçari ka nënshkruar me klubin kontratën të vlefshme deri në vitin 2025. Sulmuesi nga Gana do të jetë pjesë e të kuqve, pas dy sezoneve me Skënderbeun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!