Laçi prezanton Allën

Dje pogradecari gjeti akordin, sot klubi bardhezi e zyrtarizon në rrjete.

Albi Alla është zyrtarisht pjesë e Laçit. Mbrojtësi i eksperiencës së madhe ka nënshkruar një kontratë për 2 vite me kurbinasit. 

Më herët, 29-vjeçari ka luajtur në Superiore me Bylisin, Kukësin e Flamurtarin, ndërsa dy vitet e fundit është aktivizuar në Kinë.

“I urojmë suksese Allës me fanellën bardhezi. Para Laçi”,  njofton klubi kurbinas.

Alla pritet të bëjë dyshen me Velkoskin në qëndër të repartit të prapavijës. Skuadra bardhezi me këtë lëvizje ka forcuar ndjeshëm radhët ndërsa pretendimi për trofe duket e udhës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!