Mançester Junajtid maskarohet nga Brentford

Shpërfytyrohet Mançester Junajtid. Pikërisht në kampionatin më spektakolar dhe më të paparashikueshëm në glob. Ten Hag dhe Ronaldo marrin katër gola në 45 minuta…

Mançester Junajtid dhe Ten Hag nuk mund ta kishin menduar një start më të keq se ky. Pas humbjes ndaj Brajton në javën e parë, “Djajtë e Kuq” pësojnë një tjetër disfatë të thellë, kësaj radhe përballë Brentford në shifrat 4-0.

Edhe me Ronaldon titullar, Junajtid nuk ia ka dalë të marrë diçka më shumë. Katër gola në pjesën e parë nga Dasilva, Jensen, Mee dhe Mbeumo i japin një 3-pikësh më se të merituar Brentfordit të Strakoshës.

Skuadrës së Ten Hag nuk i mbetet gjë tjetër veçse të mendojë për maloren e radhës, Liverpulin, ndërsa Brentford i kënaqet fitores në këtë javë të dytë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!