Arsenal dhe Siti goleada në Premier

Granit Xhaka shënon emrin te golashënuesit e Topçinjëve, Zhezus dy gola.

Premier League në aktin e saj të dytë. Siti dhe Arsenal “makineri” golash. Sauthempton barazon me vuajtje.

Arsenal konfirmon dhe një herë formën e mirë që po kalon në këtë fillim kampionati. Përballë Leister Sitit, “The Gunners” fituan me rezultat dhe lojë bindëse. Afrimi i bujshëm i merkatos, Gabriel Zhezus gjeti portën 2 herë brenda 90 minutave dhe asistoi në golin e katërt. Jo më pak protagonist edhe Granit Xhaka që arriti të shënonte në minutën e 55′-të si dhe të jepte një asist për Zhezus.

Siti tregohet i pamëshirshëm ndaj Burnemuth. Kampionët shënojnë plot 4 herë në portën e miqve dhe nuk lejojnë të pësojnë. Gyndoan, De Bryjn dhe Foden shënuan në fitoren e sotme ndërsa goli i katërt u dhurua nga Lerma në 10-minutëshin e fundit të ndeshjes.

Sauthempton barazon me vështirësi ndaj Lids Junajtid. Deri në minutën e 72′-të, Sauthempton gjendej në disavantazhin e 2 golave por në harkun e 10 minutave gjithçka barazohet.

Brajton – Njukesëll dhe Uolves – Fullham u mbyllën me rrjeta të paprekura ndërsa në 18:30 luhet e fundit për sot, Brentford – Mançester Junajtid. /S/Gjidija/

Shifrat e javës së dytë:

Arsenal – Leister Siti 4-2
Mançester Siti – Burnemuth 4-0
Sauthempton – Lids Junajtid 2-2
Brajton – Njukesëll 0-0
Uolves – Fullham 0-0
Brentford – Mançester Junajtid 18:30

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!