Starton Seria A, Barça performanca e parë

Me startin e Seria A parashikuar sot në 18:30 kompletohet top 5 e kampionateve elitare europiane për sezonin futbollistik 2022/23.

Milan-Udineze dhe Sampdoria-Atalanta nisin ditën e parë ndërsa po sot në 20:45 në fushë dhe dy takimet e tjera: Leçe- Inter dhe Monza-Torino.

Vëmendje në javën e dytë në Premier League aty ku 7 çifte thuajse me koeficent të barabartë përballjesh do diskutojnë mes tyre. Hap ditën një super duel (13:30) Aston Vila-Everton.

Po ashtu në Bundesligë 6 takime me derbin Shalke ( e rikthyer) ndaj Borusia Mynshengladbah në epiqendër.

Ndërkohë pas osasuna- Sevilja 2-1 luajtur dje, sot La Liga do të zhvillojë 3 takime. Për javën e parë në tokën iberike nga të mëdhatë, do të prezantohet Barcelona e cila pret në Camp Nou pikërisht madrilenët e Rajo Vajekanos.

Ligue 1 ka në program dy takime. PSG Montpelje në 21:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!