Topi zbret në fushë, nisin Premier, Bundesliga dhe Ligue 1

LaLiga dhe Seria A nisin javën që vjen me 12-13 gusht.

Shtyrë nga Katar 2022 i cili do të luhet në nëntor-dhjetor të këtij viti, sot do të nisin zyrtarisht tri kampionate elitare në kontinentin europian.

Kështu, Premier League, Bundesliga dhe Ligue 1 nisin sot sezonin e ri.

Ndeshja hapëse në Angli i takon një prej derbeve të Londrës teksa në fushë do të zbresin Kristal Palasë-Arsenal (21-00).

Bundesliga e ngre siparin me përballjen Eintraht Frankfurt-Bajern Mynih.Takimi nis në orën 20:30.

Në Francë sfida e parë e sezonit të ri është Lion-Azhaksio që do të nisë në orën 21:00.

Premier League:

Kristal Palasë-Arsenal 21-00)

Bundesliga:

Eintraht Frankfurt-Bajern Mynih 20:30

Ligue 1

Lion-Azhaksio 21:00

Ndërkaq po sot nisin Eredivisie e Holandës, Primiera Liga e Portugalisë dhe Super Liga Turke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!